Telegrafi

Spanjë: Grevë e përgjithshme kundër kursimeve të qeverisë

Plot tri javë më parë parlamenti në Madrid kishte miratuar një reformë të kontestuar, e cila parashikon ndër të tjera zbutjen e ligjit që garanton vendet e punës. Punonjësit shtetërore në të ardhmen do të kenë të ardhura më të ulëta.

Kryeministri spanjoll José Luis Rodriguez Zapatero kërkon të vërë nën kontroll deficitin buxhetor të vendit, i cili ka arritur nivel rekord. Greva e përgjithshme në Spanjë ka ndikim edhe në transportin ajror ndërkombëtar.

Shoqëritë e transportit ajror dhe ato turistike në Gjermani janë përgatitur për anulime të fluturimeve ose vonesa të konsiderueshme. /Dw/Telegrafi/