Telegrafi

Spanjë, bie numri i emigrantëve të punësuar

Në 2007-ën emigrantët e punësuar ishin 183.610, ndërsa në mes të janarit dhe shtatorit të 2009-ës ishin vetëm 13.100.

Këto të dhëna sinjalizojnë fundin e një cikli që ka zgjatur rreth 10 vjet dhe është karakterizuar nga një fluks emigrantësh në Spanjë.

Sipas autoriteteve lokale, mbërritjet e fundit do të jenë më të ulta dhe personat do të jenë më të kualifikuar.