Telegrafi

Spanjë: Afrohet afati që liderët e Katalonjës të deklarohen

epaselect epa06257834 Catalonian President Carles Puigdemont signs the document which proclaim the Catalonian Republic as an independent state, after his appearance at the Parliament of Catalonia in Barcelona, Spain, 10 October 2017. Puigdemont has proposed to suspend Catalonia's declaration of independence for few weeks to hold talks with Spanish government. EPA-EFE/QUIQUE GARCIA

Qeveria e Spanjës i ka dhënë afat deri sot liderit të Katalonjës, Carles Puigdemont, për të qartësuar nëse ai e ka shpallur pavarësinë apo jo, pas referendumit në këtë rajon autonom.

Nëse ky lider i Katalonjës përgjigjet se e ka shpallur pavarësinë, atëherë qeveria qendrore në Madrid i ka dhënë mundësi që deri më 19 të këtij muaji ta tërheq vendimin apo ballafaqohet me mundësinë që statusi aktual i Katalonjës të pezullohet.

Para dy ditësh, Puigdemont th ase ai e kishte “pranuar” pavarësinë, bazuar në rezultatet e referendumit të 1 tetorit, të cilin Spanja e ka vlerësuar si ilegal, ndërsa Bashkimi Evropian e ka kundërshtuar.

Por, lideri i Katalonjës tha se ai dëshiron që parlamenti lokal ta shtyjë implementimin e pavarësisë “për pak javë” për të bërë përpjekje finale për fillim të negociatave me Spanjën. /Rel/