Site icon Telegrafi

Spanjë 1-0 Zvicër: Notat e Xhakës, Shaqirit dhe të tjerëve

Kombëtarja e Spanjës ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Zvicrës në ndeshjen e vlefshme për Grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Djelmoshat e Luis Enriques kanë marrë edhe fitoren e dytë radhazi në grup, duke mposhtur Zvicrën, pas Ukrainës dhe duke forcuar pozitën e parë në tabelë.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 14-të dhe ishte Mikel Oyarzabal që shënoi këtë gol.

Lexo po ashtu Spanja mposht me vështirësi Zvicrën

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte kapiteni Sergio Ramos, i cili u vlerësua me notë 7.9, duke qenë i pakalueshëm në mbrojtje.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin zviceran, Yann Sommer që u notua me 5.4.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti shqiptari Granit Xhaka duke u vlerësuar me notë 6.8, ndërsa Admir Mehmeti u notua me 6.2 dhe Xherdan Shaqiri me notë 5.9.

Spanja:

Zvicra:

/Telegrafi/

Exit mobile version