Telegrafi

Spanja synon të lehtësojë masat e bllokimit në gjysmën e dytë të majit

Spanja po synon të lehtësojë masat e bllokimit në gjysmën e dytë të majit, deklaroi kryeministri i vendit Pedro Sanchez.

Sipas tij, kufizimet edhe mund të kthehen nëse rastet e COVID-19 fillojnë të rriten përsëri, përcjell Telegrafi.

“Mund të ketë ngritje dhe zbritje të rasteve, megjithëse Spanja duket se e ka kaluar pikun”, ka thënë Sanchez.

Kryeministri spanjoll ka thënë se masat do të lehtësohen gradualisht, dhe kërkoi që gjendja e jashtëzakonshme të zgjasë deri më 9 maj.

Ndërkohë vendi sot ka raportuar 435 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 21, 717, ndërsa numri i plotë i rasteve ka shkuar mbi 200 mijë. /Telegrafi/