Për sot është caktuar seancë speciale plenare në Senatin spanjoll ku do të votohet për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, me çka vendi së shpejti do të jetë anëtar i plotë i Aleancës.
Spanja është vend i fundit anëtar i NATO-s që nuk mund të ratifikonte Protokollin aderues për shkak pamundësisë së formimit të shumicës kuvendare stabile dhe marrëveshjes për formim të Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Senatorët për shkak të gjendjes së fundit me coronavirusin në Spanjë për herë të parë do të votojnë në mënyrë elektornike përmes rrjetit kompjuterit dhe do të votojnë nga shtëpia pa qenë të pranishëm fizikisht në Senat.
Maqedonia është pika e vetme në rend dite ndërsa Senati spanjoll për shkak të coronavirusit është i mbyllur për një javë.
Me këtë përfundon ratifikimi i procedurës për anëtarësimin e vendit në NATO, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodhë në fillim të muajit të ardhshëm.