Site icon Telegrafi

Spanja shtyn përpara idenë për katër ditë pune në javë – por, si do të realizohet ky projekt?

Qeveria spanjolle ka rënë dakord që të nis projektin e katër ditë pune që do të zbatohet nga kompanitë private të atij vendi.

Në dhjetor, zëvendëskryeministri Pablo Iglesias konfirmoi se qeveria po shikonte idenë, duke thënë se ulja e numrit të orëve të punës në një javë në 32, pa humbje të pagës ‘padyshim’ do të çonte në më shumë vende pune.

Mas Pais, një parti e vogël spanjolle në të majtë, festoi lajmin e skemës pilot në Twitter, me anëtarin Inigo Errejon duke thënë se java katër-ditore e punës ishte ‘një ide koha e së cilës ka ardhur’.

“Spanja është një nga vendet ku punëtorët vendosin më shumë orë sesa mesatarja evropiane. Por ne nuk jemi ndër vendet më produktive”, tha Errejon.

Ideja e katër ditë pune ka fituar popullaritet në disa vende të zhvilluara si një mënyrë për të rritur produktivitetin, për të përmirësuar shëndetin mendor të punëtorëve dhe madje edhe për të luftuar ndryshimin e klimës.

Në Spanjë, një numër i vogël i ndërmarrjeve kanë miratuar tashmë në mënyrë të pavarur katër ditë pune në javë.

Detajet e sakta të pilot-projektit spanjoll ende nuk janë rënë dakord, por Mas Pais ka propozuar një projekt tre vjeçar prej 50 milionë eurosh që do të lejojë kompanitë të provojnë orët e reduktuara, shkruan theguardian.

Propozimi do të shihte kompanitë që provojnë skemën me një rrezik minimal, me kosto të mbuluara në 100 për qind për vitin e parë, duke rënë në 50 për qind për vitin e dytë dhe 33 për qind për të tretin. /Telegrafi/

Exit mobile version