Telegrafi

Spanja shpall masa të reja për të evituar krizën

Kryeministri Zapatero i tha parlamentit se qeveria gjithashtu do të ndalë së paguari subvencionin prej 420 eurosh për personat që u ka skaduar afati i marrjes së përfitimeve nga të qenit i papunë.

Njoftimet pritet të sigurojnë investitorët e Spanjës, të cilët dyshojnë se Spanja mund të shkojë hapave të Greqisë e Irlandës, të cilave iu desh ndihma financiare për të mbuluar borxhet e tyre.

Një pako e ndihmës për Spanjën- shteti i katërt me ekonominë më të madhe në mes të 16 vendeve të Eurozonës, do të vinte në sprovë financat evropiane. /Telegrafi/