Telegrafi

Spanja shkruan histori: Mposht në finale Anglinë për t’u bërë kombëtarja e vetme që ka katër trofe evropianë

Spanja ka bërë histori me triumfin në Euro 2024, pasi mposhti Anglinë me rezultat 2-1, për t’u bërë kombëtarja e vetme që ka katër trofe evropian.

Ndeshja filloi me ritëm të qetë, me dy kombëtaret që studionin nga afër lojën e njëra-tjetrës.

Por, Spanja filloi të dominonte – duke shfaqur më shumë nga loja, ndërsa anglezët prisnin nga kundërsulmet.

Kishte edhe nga ato momentet kur lojtarët debatonin, siç ishte rasti në minutën e 24-të mes Bukayo Sakas dhe Dani Carvajal, me këtë të fundit që i bëri me gjeste që të luante dhe të mos vajtonte.

Anglia luante shumë e ngjeshur në mbrojtje dhe kishte vështirësi që të dilte përpara.

Në anë tjetër Spanja duk ia doli ta thyente mbrojtjen e Tre Luanëve, ndërsa këta të fundit regjistruan rastin e parë serioz në minutën e 45+1-të.

Pjesa e dytë nisi më i mirë për Spanjën, që ia dolën të shënonin golin e epërsisë me anë të Nico Williams (47’), që u asistua prej Lamine Yamal.

Por, Tre Luanët u aktivizuan më shumë në sulm, madje edhe trajneri Southgate e dinte se duhej të reagonte me zëvendësime.

Nga këto ndryshime, Cole Palmer që zëvendësoi Kobbie Mainoon, realizoi super gol nga distanca në minutën e 73-të me një asistim të Jude Bellingham.

Por, Spanja ishte sërish më dominuese, duke ia dalë që të shënojnë golin e fitores.

Marc Cucurella e gjeti në mënyrë perfekte Mikel Oyarzabalin, që ia doli të rikthente epërsinë në 2-1 në minutën e 86-të.

Anglia pati goditje të njëpasnjëshme në fund, por që mbrojta e Furisë e Kuqe nuk u thye dhe ia doli të fitojë Kampionatin Evropian. /Telegrafi/