Kombëtarja e Spanjës ka fituar ndaj Kosta Rikës me rezultat të thellë 5-0 në miqësoren ndërkombëtare të luajtur mes tyre.
La Roja kanë treguar edhe një herë forcën e tyre të vërtetë dhe se janë një nga pretendentet kryesore për të fituar Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Pas kualifikimit me vend të parë nga grupi, ku pjesë e tyre ishin edhe Italia dhe Shqipëria, Spanja ka vazhduar me formë të mirë edhe në miqësore, duke shkatërruar Kosta Rikën.
Serinë e golave e hapi mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, i cili shënoi për 1-0 në minutën e gjashtë nga afërsia pas asistimit të David Silvas.
Pas Albas, radha i erdhi sulmuesit të Chelseat, Alvaro Morata që shënoi në minutën e 23-të poashtu nga afërsia për 2-0 dhe me këtë rezultat dërgoi skuadrat në pushimin mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë, Spanja vazhdoi dominimin e tyre dhe shpejt arriti të gjej edhe golin e tretë me anë të Silvas, i cili shënoi në minutën e 51-të për 3-0.
Ylli i Manchester Cityt shpejt gjeti edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Spanjën, pasi në minutën e 55-të shënoi një gol të bukur për 4-0.
Golin e fundit dhe rezultatin përfundimtar 5-0 e vulosi Andres Iniesta me një perlë nga distanca në minutën e 73-të. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OoW2jar4YWc
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=1Fka7d73v80