Spanja do t’i shesë 400 bomba me precizitet të lartë Arabisë Saudite, pasi vuri në dyshim këtë kontratë shumë të kritikuar për shkak të luftës në Jemen, njoftoi sot kreu i diplomacisë spanjolle.
“Në fund, vendimi është që të shiten këto bomba për të respektuar një kontratë që daton që prej vitit 2015 (…) dhe në të cilën nuk kemi gjetur asnjë parregullsi që justifikon mosekzekutimin e saj”, deklaroi Josep Borrell për radion “Onda Cero”.
“Duhet respektuar kjo kontratë”, shtoi ministri socialist, përcjell bw.
Nën sfondin e rrezikut për krizë diplomatike mes Madridit dhe Riadit, aleat prej shumë vitesh, ministrja e Mbrojtjes, Margarito Robles u tregua të hënën e gatshme ta zhbllokojë këtë kontratë që ka të bëjë me shitjen e 400 bombave të drejtuara me laser për një vlerë prej 9,2 milionë eurosh.