Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë kanë humbur jetë nga coronavirusi 605 njerëz.
Një ditë më parë u raportuan 685 viktima në 24 orë, pra 83 vdekje më pak.
Tashmë numri total i viktimave në vend ka shkuar në 15,843, shkruan oranews.tv.
Numri i të infektuarve ka arritur në 157,022 ndërsa 55,668 pacientë janë shëruar.
Ditën e djeshme parlamenti spanjoll votoi për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 26 prill.