Spanja arriti të kalonte në epërsi në finale e Ligës së Kombeve ndaj Francës.
Ishte minuta e 64-të, kur Furia e Kuqe e zhbllokoi sfidën me një gol të realizuar nga Mikel Oyarzabal, që u asistua nga Sergio Busquets.
Por, gëzimi i spanjollëve zgjati vetëm dy minuta, pasi Gjelat i barazuan shifrat në 1-1.
https://twitter.com/ifast222/status/1447293710107123712
Ishte Karim Benzema që pranoi një asistim nga Kylian Mbappe në minutën e 66-të, për të realizuar një gol të bukur nga këndi i vdekur. /Telegrafi/
https://twitter.com/lapulgaprop/status/1447293751504818178