Site icon Telegrafi

Spanja sërish probleme me zjarret – evakuohen qindra njerëz në rajonin e Andaluzisë

Të paktën 600 persona janë evakuuar nga një zonë pranë Costa del Sol për shkak të një zjarri pyjor në Spanjën jugore.

Zjarri shpërtheu në kodrat pranë qytetit të Estepona në rajonin e Andaluzisë, dhe shërbimet lokale të urgjencës besojnë se ai ishte vënë.

Tymi i trashë dhe erërat e forta e bëjnë të vështirë punën për rreth 250 zjarrfikës të cilët, me mbështetjen e 29 kanadezëve dhe helikopterëve, po luftojnë zjarrin.

Rreth 800 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe trafiku rrugor është ndërprerë pasi ekipet e zjarrfikësve dhe aeroplanët kanë shuar flakët në Spanjën jugperëndimore, thanë sot autoritetet rajonale.

Zjarri shpërtheu në malet në provincën e Malaga vonë natën e kaluar dhe u përhap gjatë natës, për shkak të të cilit rreth 400 njerëz u evakuuan menjëherë pranë vendpushimit veror të Estepona.

Shërbimi rajonal i zjarrfikësve njoftoi se konfiguracioni i terrenit e bën të vështirë shuarjen e zjarrit. /Telegrafi/

Exit mobile version