Site icon Telegrafi

Spanja rekord me raste të reja, ministri i Shëndetësisë jep dorëheqjen për fushatë

Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, do të japë dorëheqjen javën e ardhshme për të bërë fushatë në zgjedhjet rajonale në Katalonjë.

Autoritetet kombëtare ditët e fundit ndërkohë kanë raportuar një rekord prej 44.357 raste të reja me Covid-19.

Illa kishte njoftuar edhe më parë dorëheqjen e tij në momentin që do të niste fushata për zgjedhjet, që do të mbahen më 14 shkurt, por ky vendim merret në një moment që vendi është në gjendje kritike për shkak të pandemisë.

Pavarësisht shifrave shumë të larta, autoritetet janë shprehur optimistë se situata ka nisur të stabilizohet. Ata thanë se presioni për spitalet do të vijojë të jetë prezent.

Shifrat e ditëve të fundit, e kanë çuar numrin e të infektuarve në Spanjë në 2,456,675 persona, ndërkohë që 55.041 të infektuar kanë humbur jetën që prej nisjes së pandemisë.

Exit mobile version