Site icon Telegrafi

Spanja regjistron temperaturën më të ftohtë ndonjëherë

Spanja regjistroi temperaturën e saj më të ulët të enjten, prej -35.8 ° C.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, temperatura rekorde u regjistrua në stacionin e motit Vega de Liordes, i vendosur në një lartësi prej 1,874 metra në provincën veriperëndimore të Leon.

Nëse konfirmohet nga agjencia e motit AEMET, kjo do të ketë thyejë rekordin prej -34.1 ° C të vendosur vetëm një ditë më parë në Pirenejet lindore.

Spanja aktualisht po goditet nga Stuhia Filomena me “reshje të mëdha bore” që priten edhe në lartësi prej vetëm 200 metra “në zona të mëdha të brendësisë së gadishullit”, tha AEMET të enjten.

Ndërkohë, kryeqyteti, veri-lindja dhe zonat malore të jug-lindjes mund të shohin reshje bore deri në 50 centimetra gjatë ditëve të ardhshme.

Gjithsesi, temperaturat e ngrirjes të regjistruara në Leon nuk janë as afër nga ato më të ulëtat që janë vërejtur në Evropën kontinentale, e cila arriti -58,1 ° C në Ust ‘Schugor, Rusi, më 31 dhjetor 1978.

Franca dhe Zvicra gjithashtu kanë regjistruar temperatura më të ftohta në të kaluarën me rekordin e tyre të brendshëm të vendosur përkatësisht në -36,7 ° C dhe -41,8 ° C.

Ndërsa temperatura më e ulët e regjistruar në Hemisferën Veriore ishte -69.3 ° C, e regjistruar në Greenlandë në 22 Dhjetor 1991, sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë. /Telegrafi/

Exit mobile version