Site icon Telegrafi

Spanja regjistron më shumë se 800 viktima nga coronavirusi për të pestën ditë radhazi

Janë publikuar të dhëna të reja mbi pacientët që janë të infektuar me coronavirus dhe të vdekurit në Spanjë.

Sipas mediave spanjolle, 864 persona të tjerë kanë vdekur në 24 orët e fundit, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të fundit, 9053 njerëz kanë vdekur në Spanjë gjithsej nga ky virus, ndërsa më shumë se 102,000 janë të infektuar.

Sidoqoftë, numri i infeksioneve të reja u zvogëlua, me 1.500 raste më pak se një ditë më parë. Pra në total deri më tash Spanja ka më shumë se 102.000 të infektuar nga fillimi i krizës së pandemisë dhe më shumë se 22.500 pacientë janë rikuperuar dhe pothuajse 5,900 janë pranuar në kujdes intensiv.

Mediat spanjolle gjithashtu raportuan se kjo është dita e pestë me radhë që më shumë se 800 njerëz po vdesin në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version