Site icon Telegrafi

Spanja raporton rastet e para me variantin e ri të coronavirusit

Katër raste të variantit të ri të coronavirusit janë identifikuar në qytetin spanjoll të Madridit – rastet e para të zbuluara në vend.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, të katër rastet përfshinin njerëz të cilët kohët e fundit erdhën nga Mbretëria e Bashkuar, tha në një konferencë shtypi, zëvëndës-shefi i shëndetësisë i qeverisë rajonale të Madridit, Antonio Zabataro.

“Pacientët nuk janë të sëmurë rëndë, ne e dimë që ky lloj është më i transmetueshëm, por nuk shkakton sëmundje më serioze”, tha ai.

Spanja pranoi dozat e para të vaksinës Pfizer-BioNTech dhe pritet që nga e diela të fillojë vaksnimet. /Telegrafi/

Exit mobile version