Numri i vdekjeve ditore nga coronavirusi në Spanjë u rrit në 585, ndërsa të enjten u raportuan 551 viktima.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i vdekjeve është zvogëluar që nga kulmi i shpërthimit në fillim të prillit, kur vendi po regjistronte mbi 900 vdekje në ditë.
Ndërkaq numri i përgjithshëm i të prekurve është 188 mijë, nga 182 mijë sa u raportuan të enjten, një rritje prej 2.9 për qind.
Ndryshe numri i rasteve globalisht nga coronavirusi ka shkuar në 2.1 milionë, 146 mijë persona kanë vdekur, ndërsa 551 mijë janë shëruar./Telegrafi/