Spanja regjistroi të premten 3,829 raste të reja nga coronavirusi, bazuar në të dhënat zyrtare të vendit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 439 mijë, ndërsa deri më tani janë regjistruar 29 mijë viktima.
Rritje të rasteve janë parë edhe në Francë kohëve të fundit, pasi vetëm gjatë ditës së djeshme vendi regjistroi 6,111 raste të reja nga virusi vdekjeprurs.
Ndërkohë, kryeministri francez, Jean Castex, tha se coronavirusi është i përhapur te popullata franceze katër herë më shumë se një muaj më parë.
Ndryshe, numri i të prekurve globalisht nga coronavirusi u rrit në 24.5 milionë ndërsa deri tani kanë ndërruar jetë rreth 833 mijë persona. /Telegrafi/