Ish-kryeministri Pedro Sançez ka marrë mbështetjen e deputetëve në Senatin Spanjoll për përbërjen e kabinetit të ri për dy muajt e fundit. Me 167 për, 165 kundër dhe 18 abstenime, Spanja do të formojë qeveri pas një viti krize politike.
Formimi i qeverisë në Spanjë do të hapë rrugën për ratifikimin e protokollit me të cilin vendi ynë do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, sepse Spanja është vendi i vetëm që nuk e ka bërë ende këtë gjë.
Nga ana jonë, propozim ligji i ratifikimit tashmë është në procedurë pasi që qeveria ka vendosur të vonojë ratifikimin herët për të mos humbur vazhdimësinë në procesin e zyrtarizimit të anëtarësimit tonë ndërsa Kuvendi shpërndahet në shkurt.
Brenda dhjetë muajve, Protokolli i pranimit në NATO është ratifikuar prej 28 nga 29 vendet anëtare, ndërsa pranimi i Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të i NATO-s është i sigurt, pranimi është vetëm një formalitet, pasi tashmë është dhënë vendimi dhe pëlqimi i 29 vendeve anëtare./Telegrafi/