Telegrafi

Spanja publikon listën për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2020

Trajneri Robert Moreno e ka publikuar listën e skuadrës së Kombëtares së Spanjës me 23 futbollistë të ftuar.

Morino mori rolin e trajnerit të përhershëm dhe tanimë ka zbuluar listën e tij me ftubollistët e ftuar për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2020.

Pjesë e listës së tij janë ylli i Paris Saint-Germain, Pablo Sarabia dhe mbrojtësi i Athletic Bilbao, Unai Nunez.

Lexo po ashtu Zyrtare: Luis Enrique largohet nga posti i trajnerit te Spanja

Ndërkohë, dy prej yjeve të Spanjës nga sezoni triumfues i Kampionatit Evropian nën 21 vjeç – Dani Ceballos dhe Fabian Ruiz – gjithashtu janë përfshirë.

Spanja do të luajë kundër Rumanisë më 5 shtator në Bukuresht para se të përballet me Ishujt Faroe më 8 shtator në El Molinon të Spanjës.

Skuadra e Spanjës për këto dy kualifikuese të Kampionatit Evropian:

Portierët: Kepa Arrizabalaga, David de Gea, Pau Lopez.

Mbrojtësit: Dani Carvajal, Jesus Navas, Sergio Ramos, Mario Hermoso, Unai Nunez, Diego Llorente, Jordi Alba, Jose Gaya.

Mesfushorët: Sergio Busquets, Dani Parejo, Rodri, Thiago Alcantara, Saul Niguez, Fabian, Dani Ceballos.

Sulmuesit: Rodrigo Moreno, Pablo Sarabia, Paco Alcacer, Mikel Oyarzabal, Suso.

/Telegrafi/