Telegrafi

Spanja publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Kosovën në kualifikimet për Kupën e Botës

Kombëtarja e Spanjës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për kualifikimet në Kampionatin Botëror që mbahet në Katar në vitin 2022.

Furia e Kuq ka ftuar 24 lojtarët për ndeshej që luhen në këtë muaj, e që janë edhe fillimi për kualifikimet për trofeun më të çmuar në botë.

Takimi i tyre i parë do të jetë me Greqinë, më tej pason Gjeorgjia dhe me 31 mars do të jetë nikoqir i Përfaqësueses së Kosovës.

Trajneri Luis Enrique ka ftuar lojtarët më të mirë që janë në dispozicion për këto tre takime.

Kujtojmë se Spanja do të luajë me Kosovën në ditën e fundit të këtij muaji në stadiumin e Sevillës. /Telegrafi/