Luis Enrique ka zbuluar skuadrën e tij për Euro 2020, me lajmin më të madh se kapiteni Sergio Ramos është lënë jashtë.
Trajneri spanjoll ka zgjedhur 24 lojtarët për turneun e madh, pavarësisht se janë të lejuara 26, por lëndimi ka penguar qendërmbrojtësin që të jetë pjesë e La Roja.
Është befasuese se në listë mungojnë edhe lojtarë të tjerë nga Real Madridi, e që është për herë të parë në këtë shekull që ndodhë një gjë e tillë.
Skuadra e Spanjës me 24 lojtarë për Euro 2020:
Portierë : Unai Simon, David de Gea, Robert Sanchez.
Mbrojtësit : Jose Gaya, Jordi Alba, Pau Torres, Aymeric Laporte, Eric Garcia, Diego Llorente, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente.
Mesfushorët : Sergio Busquets, Rodri, Pedri, Thiago, Koke, Fabian Ruiz.
Sulmuesit: Dani Olmo, Mikel Oyarzabal, Alvaro Morata, Gerard Moreno, Ferran Torres, Adama Traore, Pablo Sarabia. /Telegrafi/