Site icon Telegrafi

Spanja proteston kundër vizitës së Kameron në Gjibraltar

Vizitën e paralajmëruar të kryeministrit britanik, David Kameron në enklavën britanike të Gjibraltarit, në jug të Spanjës e kanë kundërshtuar spanjollët.

Kameron u prit në enklavë sot pasdite që njëkohësisht është edhe vizita e parë e një kreu të qeverisë britanike për rreth 50 vite, që nga 1968.

Kjo pjesë në jug të Spanjës është një territor i vogël prej 7 km2 në një zonë strategjike mes Evropës dhe Afrikës, në hyrje të Mesdheut dhe mbetet një prej zonave strategjike që pretendohet nga të dy shtetet.

Në këtë vizitë, Kameron ka folur për pasojat e mundshme të Brexit dhe problemet që do të shfaqeshin për të udhëtuar në Spanjë.

Exit mobile version