Shtetet e Bashkuara planifikojnë të vendosin tarifa ndëshkuese ndaj mallrave të Bashkimit Evropian, tarifa që pritet të kenë ndikim negativ të vendet anëtare, kryesisht Spanjën.
Kjo lëvizje, që u mundësua nga Organizata Botërore Tregtare, ka përkeqësuar marrëdhëniet përmes Oqeanit Atlantik. Organizata Botërore e Tregtisë vendosi më 2 tetor se Shtete e Bashkuara mund të vendosin tarifa ndaj 7.5 miliardë dollarë mallra evropian, ndërkohë që unioni dështoi të respektojë rregullat e organizatës në lidhje me subvencionet qeveritare të avionëve Airbus.
Sipas të dhënave të Federatës Spanjolle të Ushqimit dhe Pijeve, Shtetet e Bashkuara përbëjnë blerësin më të madh të produkteve ushqimore spanjolle jashtë Bashkimit Evropian, në vlerën e 1.7 miliardë eurove çdo vit. Ndërkohë që SHBA vendos tarifat, ndikimi te eksportuesit bujqësor në Spanjë do të jetë i madh.
Washingtoni ka bërë të ditur se do vendos tarifa një segmenti të madh të mallrave evropian nga data 18 tetor. Vaji i ullirit i prodhuar në Spanjë është brenda listës.
Fermerët në Evropë kanë thënë se është e padrejtë që të vendosen tarifa ndaj produkteve bujqësore, duke qenë se konflikti tregtar është shkaktuar nga subvencionet e avionëve. Qeveria spanjolle po bashkëpunon me Komisionin Evropian që të arrihet një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara përpara datës 18 tetor. /Telegrafi/