Telegrafi

Spanja do përballet me pasoja serioze nëse Lamine Yamal luan në vazhdime ndaj Anglisë

Spanja do të përballet sot (14 korrik) ndaj Anglisë në finale të Euro 2024 me ndeshjen që do të nis me fillim nga ora 21:00 në ‘Olympiastadion’ të Berlinit.

Ligji gjerman ua ndalon personave nën moshën 18-vjeçare që të punojnë pas orës 23:00 të dielave, që do të thotë se Yamal do të thyejë disa rregulla serioze në rast se do mbetet në fushë për 30 minuta shtesë.

Mediumi anglez The Sun ka zbuluar se Spanja ose duhet ta zëvendësojë atë ose do të duhet të paguajnë 30 mijë euro gjobë.

Mund të jetë kundër rregullave, por Spanja me gjasë do të ndërmarrë këtë rrezik kur bie puna tek mbajtja e Yamal në fushë.

Lexo po ashtu Mungoi në seancën e fundit stërvitore, ylli i Spanjës merr dritën e gjelbër nga stafi mjekësor

Adoleshenti i Barcelonës ka qenë njëri prej yjeve kryesor të ‘Furisë së Kuqe’ dhe ka shënuar një gol spektakolar në gjysmëfinale ndaj Francës.

Një gjobë prej 30 mijë eurosh do të ishte një prej shqetësimeve më të vogla për kombëtaren spanjolle në rast se fitojnë finalen e Berlinit, megjithatë avokati Jonas Warnken ka thënë se një gjobë vështirë se do të dhurohet.

Yamal është lojtari më i ri që do të paraqitet në finale të Kampionatit Evropian. Përveç kësaj, 17-vjeçari është bërë gjithashtu lojtari më i ri në fazën me eliminim. Ai do të synojë të bëjë më shumë histori në finale, ndoshta me golin që do t’i fitojë atyre ndeshjen.

Yamal do të tentojë që edhe një herë tjetër të dëshmohet në skenën më të madhe aty ku sytë e miliona njerëzve do të presin spektakël.

Sulmuesi spanjoll do të synojë që ta festojë ditëlindjen e 17-të me një dhuratë të veçantë për veten dhe kombëtaren e tij./Telegrafi/