Për herë të parë në histori, Spanja në basketboll zë vendin e parë në renditjen e FIBA-s për skuadrat më të mira në botë dhe gjithashtu, për herë të parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë në vendin e parë.
‘Furia e Kuqe’ tani ka 758.6 pikë në renditjen e FIBA-s, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si ekipi i dytë, kanë gjithsej 757.5 pikë.
Kujtojmë se Spanja së fundmi fitoi titullin e kampionit të Evropës pasi mposhti Francën në finalen e Eurobasket.
🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚:
Spain seize the #1 spot for the first time in FIBA Men’s World Ranking history! 👑 🇪🇸
📊 See the full rankings here, presented by @Nike:https://t.co/iPTz2JGlZ8 pic.twitter.com/yea77qbAgV
— FIBA (@FIBA) November 18, 2022
Me atë fitore ata fituan titullin e katërt të Kampionatit Evropian. Në total, kjo ishte medalja e 14-të e Spanjës në Kampionatin Evropian, ku ka katërt të arta, gjashtë të argjendta dhe katër të bronzta.
Australia është në vendin e tretë me 740.3 pikë, Argjentina është e katërta me 734.3 pikë, ndërsa Franca në vendin e pestë me gjithsej 715 pikë.
𝐌𝐈𝐒𝐈𝐎𝐍 𝐂𝐔𝐌𝐏𝐋𝐈𝐃𝐀 ✔️
The chasers become the chased. pic.twitter.com/DrYfIPZYMe
— FIBA (@FIBA) November 18, 2022
Në ranglistën e publikuar të premten, Kosova ka mbetur e 79-ta. /Telegrafi/
Spain 🇪🇸 complete the set ✅
World Cup 🏆
EuroBasket 🏆
World #1 Ranking 📈 1⃣ pic.twitter.com/lgzv7Uk1zl— FIBA (@FIBA) November 18, 2022