Site icon Telegrafi

Spanja për fitore, Polonia për pikët e para në Euro 2020: Formacionet e mundshme

Ndeshja e fundit e ditës së sotme në Euro 2020 zhvillohet në Sevilla të Spanjës.

Kombëtarja e Spanjës do të përballet me Poloninë në një ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja Kombëtaret.

Spanjollët e nisën me barazim këtë evropian, pasi luajtën pa gola 0-0 ndaj Suedisë në ndeshjen e parë.

Në anën tjetër polakët pësuan humbje befasuese 1-2 nga Sllovakia dhe tani janë në pozitë të vështirë.

Për të dyja Kombëtaret vetëm fitorja është e nevojshme për të mbetur në garë për kualifikim.

Formacionet e mundshme:

Spanja:  Simón; Azpilicueta, Laporte, Pau Torres, Alba: Llorente, Rodri, Pedri; Gerard Moreno, Morata, Olmo.

Polonia: Szczęsny; Bereszyński, Glik, Bednarek; Jóźwiak, Moder, Linetty, Rybus; Klich, Zieliński; Lewandowski.  /Telegrafi/

Exit mobile version