Një çështje gjyqësore ka mbërthyer tashmë Partinë Popullore të kreut të ish-qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy, e përfshirë në afera korruptive, çka e bën edhe më të vështirë qëndrimin e tij në pushtet.
“Në këtë shtet, e vetmja gjë që funksionon, është korrupsioni”, thotë në një bisedë telefonike një ish-këshilltare e Partisë Popullore e bashkisë së Valencias, duke sqaruar sesi kishte mundur t’i transferonte 1 000 euro partisë, që e kishte rimbursuar më pas me para cash, një mënyrë për të pastruar fondet me origjinë të paligjshme.
Biseda telefonike u publikua sot në të gjitha mediat, transmeton kp.
Këto biseda u kaluan në dosjen gjyqësore lidhur me mashtrimet në prokurimet publike në Valencia, bastion i së djathtës spanjolle deri vitin e kaluar.