Telegrafi

Spanja pa tre titullarë kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024, dy mënyrat se si De La Fuente mund të luajë

Kombëtarja e Spanjës do t’i ketë tri mungesa të mëdha në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Francës në Euro 2024, por trajneri Luis de la Fuente tashmë ka në mendje formacionin e mundshëm.

Pedri i dëmtuar dhe Dani Carvajal e Robin Le Normand të pezulluar shkaku i kartonëve nuk do ta ndihmojnë Spanjën në gjysmëfinalen e Euro 2024 kundër Francës.

Fabian Ruiz është gjithashtu një dyshim, ndërsa Alvaro Morata, nga ana e tij, do të jetë në dispozicion pasi iu dha gabimisht kartoni i verdhë kundër Gjermanisë.

Kjo është një situatë mjaft e vështirë për trajnerin De la Fuente, i cili tani pritet të ndryshoj formacion.

Mediat spanjolle raportojnë se trajneri tashmë ka në mendje dy mënyra sesi mund të paraqitet ndaj Francës.

Opsioni 1 është me Marc Cucurella që lëviz në të djathtë, Nacho zëvendëson Le Normand, Alejandro Grimaldo luan në të majtë, Dani Olmo zëvendëson Pedrin dhe Mikel Merino zë vendin e Ruiz nëse ky i fundit nuk është në formë.

Në opriosnin e dytë do të jetë i njëjti model për Nachon dhe mesfushën. Në mbrojtje, Jesus Navas zëvendëson Carvajal, por ai do të duhej të përballej me Kylian Mbappe dhe De La Fuente ende nuk është i bindur. /Telegrafi/