Jordi Alba u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 22-të kundër Italisë.
E gjithë kjo pasi që mbrojtësi i Barcelonës pësoi një lëndim në takimin e vlefshëm për kualifikimet e botërorit, Rusia 2018.
Në pamundësi për tu rikuperuar, këmbëshpejti me shumë mundësi do të mungojë në sfidën e 9 tetorit në stadiumin shkodran të “Loro Boriçi”.
Stafi mjekësor ende nuk ka bërë ekzaminimin për të kuptuar sa kohë do të qëndrojë 27-vjeçari larg fushave të blerta. /Telegrafi/