Site icon Telegrafi

Spanja nuk raporton të vdekur nga coronavirusi, për herë të parë në tre muaj

Për herë të parë në tre muaj, Spanja nuk ka raportuar të vdekur nga coronavirusi gjatë periudhës 24 orëshe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i vdekjeve ishte i pandryshuar që nga dita e diel, me 27 mijë.

Ministria e Shëndetësisë në vend ka bërë ditur se numri i rasteve nga coronavirusi u rrit me 71 në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 239 mijë.

Ndërkaq shefi i urgjencës për shëndetësi, Fernando Simon, i përshkroi “inkurajuese” statistikat e fundit.

“Statistikat po shkojnë në ‘vendin e duhur’”, ka thënë ai.

Ndryshe përveç Spanjës, autoritetet në Itali kanë bërë të ditur se coronavirusi po zhduket pasi nuk ka asnjë rast në klinika, dhe se virusi po humbet fuqinë e tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version