Telegrafi

Spanja nuk ka të ndalur

Me golat e Gerard Pique (13’) dhe David Silvas (14’) u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan edhe pesë gola.

Tri herë shënuan mysafirët, me anë të Negredos (50’ dhe 55’) dhe një gol i shënuar nga Juan Mata (89’).

Ndërkohë, vendasit arritën ta ngushtojnë epërsinë me golat e shënuar në fund të ndeshjes nga Edin Dzeko (89’) dhe Zvjezdan Misimovic (90’+1).

Nga Grupi 5 drejtpërsëdrejti kualifikohet Spanja, ndërsa Bosnje e Hercegovina do ta kërkojë kualifikimin me anë të ‘play-off’-it.