Site icon Telegrafi

Spanja në momente kritike me infeksionin COVID-19

Spanja – një nga vendet më të prekura në Evropë – edhe një herë po rrezikohet të jetë epiqendra e coronavirusit në botë.

Analiza e shifrave zyrtare nga agjencia e lajmeve AFP tregoi se vendi raportoi mesatarisht 4,923 raste të reja ditore të COVID-19 gjatë shtatë ditëve të fundit.

Mesatarja e përditshme e rastit për atë periudhë ishte më e lartë se ajo së bashku e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, transmeton Telegrafi.

“Është një moment kritik, ne jemi në një pikë kur gjërat mund të përmirësohen ose keqësohen”, tha Salvador Macip, ekspert i Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Katalonjës.

Ndryshe, autoritetet shëndetësore spanjolle deri më tani kanë regjistruar mbi 327 mijë raste me coronavirus dhe 28581 persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version