Telegrafi

Spanja ndërhyn në banka, tregjet në shok

Më të prekurit ishin Milano dhe Madridi, por Frankfurti, Parisi dhe Londra humbën gjithashtu nga vlerat e tyre.

Aksionet ranë edhe në rajonin e paqësorit aziatik. Në një moment Euro pati vlerë një dollarë e 22 cent.

Duke folur në Forumin ekonomik në Bruksel, Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, tha se Evropa nuk po përballej me një rënie të plotë financiare:

"Ne nuk jemi në një Armagedon monetare. Inflacioni verbal nuk do të sjellë besimin. Është detyra politike të kemi parasysh proporcionin.

Ne jemi natyrisht në një moment kritik – dikush mund ta quajë edhe të paparë dhe historik. Kjo është e gjitha."