Site icon Telegrafi

Spanja mund ta shkelë ligjin gjerman për shkak të Lamine Yamal, gjoba shkon deri në dhjetëra mijëra euro

Kushdo që ka ndjekur Spanjën në Euro 2024, do të jetë impresionuar nga Lamine Yamal dhe nuk mund t’i shpëtojë faktit që ai është vetëm 16 vjeç.

Teorikisht, Spanja mund të përfundojë duke marr një gjobë nëse ai shkon larg në turne dhe kjo për shkak të moshës së tij.

Sipas ligjit gjerman, të rinjtë nën 18 vjeç në Gjermani, qofshin të huaj apo gjermanë, nuk lejohen të punojnë pas orës 20:00, për t’i mbrojtur ata në vendin e punës.

Megjithatë, sipas BILD, ka përjashtime për atletët që të luajnë deri në orën 23:00, por kjo përfshin kohën për të bërë dush dhe kryerjen e detyrave mediatike.

Sigurisht që do të “thyente ligjin” nëse luan ndeshjen e plotë ndaj Shqipërisë, pasi kundër Italisë doli pas 71 minutash .

Sidoqoftë, nëse Spanja do të luajë një nga ndeshjet e orës 21:00 në fazat e eliminimit dhe Lamine Yamal do të përfshihet teksa ndeshja shkon në kohën shtesë, La Roja do të ekspozohej ndaj një gjobe të mundshme prej 30 mijë euro, kjo nëse autoritetet gjermane vendosin të veprojnë.

Lexo po ashtu Spanja me shumë ndryshime ndaj Shqipërisë, Luis De la Fuente ka vetëm dy dyshime

Mediumi Cope shkruan se ky është thjesht një kërcënim dhe nuk ka gjasa të zbatohet.

Sigurisht që do të ishte një befasi e madhe nëse do të ndërmerreshin veprime ligjore kundër La Roja, duke pasur parasysh se ndeshjet e vona nuk kanë gjasa të jenë të dëmshme për sigurinë ose mirëqenien e Lamine Yamal.

Sidoqoftë, është një anekdotë tjetër që mund t’i shtohet historisë së Lamine Yamal, me të gjithë numrin e rekordeve që po thyen si lojtari më i ri që ka arritur momente të caktuara, si dhe shumë të qeshura për faktin se ai ka bërë detyrat e shtëpisë gjatë turneut. /Telegrafi/ 

Exit mobile version