Kombëtarja e Spanjës ka vazhduar me fitore në kualifikimet për Euro 2020.
Ish-kampionët e Botës kanë triumfuar 1-2 në udhëtim te Rumania.
Kjo ishte fitorja e pestë e spanjollëve në po aq ndeshje në Grupin F.
Sergio Ramos realizoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 29-të nga pika e bardhë.
Me rezultatin 0-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Me të filluar pjesa e dytë, Paco Alcacer realizoi një gol tjetër për 0-2.
Krejt çfarë bënë rumunët ishte goli i nderit i shënuar nga Andone pasi kaluan një orë lojë.
Kësisoj spanjollët vazhdojnë të jenë në pozitën e parë në Grupin F me 15 pikë pas pesë takimeve, pesë më shumë se Suedia e vendit të dytë. /Telegrafi/