Spanja i ka mposhtur Ishujt Faroe me rezultat 4-0 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
‘Furia e Kuqe’ kaloi fillimisht në epërsi me golin e shënuar pas vetëm 13 minutash lojë me anë të Rodrigos, pas asistimit që pranoi nga Mikel Oyarzabal.
Pjesa e parë përfundoi me këtë epërsi minimale, derisa e dytë ishte përsëri e dominuar nga spanjollët.
Me të filluar pjesa e dytë, Rodrigor (50’) që ishte shumë i disponuar për lojë, shënoi edhe golin e tij të dytë në ndeshje dhe të dytën për kombëtaren e tij, nga pasi i Thiago Alcantaras.
Ish-kampioni botës arriti ta thellonte epërsinë e tyre në 4-0 me dy golat e shënuar nga Paco Alcacer në minutën e 90-të dhe 93-të.
Spanja është lider i Grupit F me 18 pikë, të ndjekur pas nga Suedia me 11, Romania me dhjetë, Norvegjia me nëntë, Malta me tri dhe Ishujt Faroe ende pa pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Gwq6brGXsJQ
https://www.youtube.com/watch?v=dKGcPxwVIBI