Telegrafi

Spanja mposht Belgjikën me golat e Silvas (Video)

Kombëtarja spanjolle e ka mposhtur Belgjikën me rezultat 2:0.

Ndeshja miqësore në mes të Spanjës dhe Belgjikës ka sjellë lojë të bukur për sy nga të dyja skuadrat.

Megjithatë, ishte Spanja e trajnerit Julen Lopetegui që në fund triumfoi me rezultat 2:0, me golat e mesfushorit të Manchester Cityt, David Silva.

Kombëtarja spanjolle ishte më e mirë dhe më dominuese gjatë gjithë takimit, duke krijuar plot tri raste për golë në pjesën e parë, për dallim të Belgjikës, që krijoi vetëm një.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 34-të, pas një aksioni të mirë, i cili përfundoi me konkretizimin e Silvas dhe me këtë gol përfundoi pjesa e parë.

Edhe pjesa e dytë ishte më e mirë dhe me dominuese nga Spanja, e cila luante shumë futboll sulmues nën drejtimin e trajnerit të ri.

Në këtë pjesë, Spanja nuk i dha asnjë mundësi për gol Belgjikës, që gjatë gjithë kësaj pjesë nuk goditën asnjëherë në drejtim të portës.

Megjithatë, skuadrës së Lopeteguit iu desh të pres minutën e 62-të për të dyfishuar epërsinë.

Edhe kësaj radhe ishte, David Silva, që shënoi nga penalltia dhe vulosi rezultatin final të takimit, pasi deri në fund nuk kishte diçka konkrete. /Telegrafi/