Telegrafi

Spanja mposht Argjentinën, Italia dhe Holanda barazojnë

Kampioni në fuqi i Evropës ka dalë fitues përballë skuadrës nga Amerika Latine duke e mposhtur me rezultat prej 2-1.

Hero i spanjollëve në këtë përballje ishte mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, i cili shënoi të dy golat e vendasve.

Alonso shënoi golin e parë që në minutën 15-të, për t’ia dhënë avantazhin ‘Furisë së Kuqe’ dhe me këtë epërsi minimale përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, u akordua penallti në favor të Albicelestëve, të cilën e shndërroi në gol Lionel Messi (61’).

Mirëpo, gjyqtari akordoi penallti edhe për vendasit, dhe nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Xabi Alonso (86’), i cili ia solli fitoren Spanjës.

Në një takim tjetër miqësor janë ndeshur Italia dhe Holanda që kanë barazuar pa gola. /Telegrafi/