Spanja ka mbajtur stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, para ndeshjes me Kosovën.
Kosova e pret Spanjën nesër (e mërkurë) nga ora 20:45.
Lojtarë të kalibrit botëror si Sergi Busqets, David De Gea e Alvaro Morata kanë testuar terrenin dhe kanë zhvilluar stërvitje.
Sipas faqes së tyre zyrtare, lojtarët janë të gatshëm për t’u përballur me “Dardanët” në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
📸 ¡¡ENTRENAMOS EN PRISTINA!!
💪🏼 La @SeFutbol se ejercita en el escenario del último encuentro de esta ventana de partidos en el camino del equipo de todos hasta el Mundial de #Catar2022.#VamosEspaña pic.twitter.com/UQxn3RN9XT
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) September 7, 2021
Spanja është lider në Grupit B me 10 pikë kurse Kosova renditet e katërta në këtë grup me katër pikë të mbledhura pas katër ndeshjeve të zhvilluara.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique e cilësoi Kosovën si një skuadër që aplikon futboll shumë cilësor./Telegrafi/