Deputetët spanjollë sot kanë legalizuar eutanazinë, duke iu mundësuar njerëzve që kanë probleme të rënda shëndetësore apo konsiderohen si të pashërueshme, t’i japin fund jetës – duke u bërë kështu vendi i katërt në Bashkimin Evropian që ka vendosur për një hap të tillë.
Siç raporton Reuters, për legalizimin e eutanazisë kanë votuar 202 deputetë, 141 kundër dhe dy kanë abstenuar, transmeton Telegrafi.
Deri më tani në Spanjë, çdo person që kishte vendosur t’i nënshtrohet eutanazisë, rrezikohej të dënohej dhe burgosej deri në 10 vite.
“Sot është një ditë e rëndësishme: po shkojmë drejt njohjes së të drejtave të njeriut”, iu tha deputetëve spanjollë, ministrja e Shëndetësisë, Carolina Daris.
Ligji që vlen për personat e rritur me qëndrim legal në Spanjë, do të hyjë në fuqi për tre muaj – me qëllim që të ketë kohë të mjaftueshme që të shqyrtohen kërkesat e këshillave rajonal. /Telegrafi/