Telegrafi

Spanja kualifikohet për Botëror

Spanjollët e panë veten në epërsi pas gjysmë ore lojë me anë të mesfushorit të Arsenalit, Cesc Fabregas (32’), ndërsa fitoren e vulosën dy gola të vonshëm të shënuar nga Santi Cazorla tetë minura para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, dhe një tjetër nga Juan Mata në kohën shtesë.

Spanja mbledh 24 pikë nga tetë ndeshje, që të gjitha fitore, dhe siguron biletën për në Afrikë, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje kualifikuese.

Takimi tjetër i rëndësishëm në grupin 5, ai mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Turqisë, ka përfunduar me barazim 1-1. Mysafirët nga Turqia kaluan në epërsi të hershme me golin e Belozoglu (4’), ndërsa vendasit barazuan që në pjesë të parë me anë të Salihovic (25’).

Bosnja vazhdon ta mbajë pozitën e dytë me 16 pikë, derisa Turqia mbetet në të tretin me 12.