Portieri i Manchester United, David De Gea, është larguar nga skuadra e Spanjës dhe është dërguar në shtëpi pas skandalit që u bë i ditur.
Spanjolli është përfshirë në një skandal seksual i bërë vite më parë, ndërsa është përjashtuar në ditën hapëse të kampionatit kur zhvillohet ndeshja Francë-Rumani.
De Gea ishte tubuar me skuadrën prej 23 lojtarëve të Vicente del Bosques, shkruajnë media britanike.
Portieri ishte zgjidhja e parë e Spanjës për këtë kampionat, duke lënë në stol legjendën Iker Casillas.
De Gea ka qenë i involvuar në kontaktimin e prostitutes dhe organizimin e takimit dhe ka detyruar atë që të bëjë seks pa dëshirën e saj me të dhe me Muniain.
Më tej shërbime seksuale të organizuara nga De Gea kanë marrë sipas AS edhe Isco dhe Javi Martinez. /Telegrafi/