Kombëtarja e Spanjës ka kaluar në epërsi me rezultat 1-0 ndaj Gjermanisë në sfidën që po zhvillohet në kuadër të fazës çerekfinale të Euro 2024.
Spanja pati rastet më të mira të shënimit në pjesën e parë, ndërsa përpjekjet e tyre të njëpasnjëshme për gol më në fund u shpërblyen në pjesën e dytë.
Ishte Dani Olmo ai i cili realizoi për 1-0 në minutën e 53-të pas asistimit të Lamine Yamal duke bërë që tifozët spanjollë të shpërthejnë në festë.
Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Gjermanisë, teksa kujtojmë se tekniku Julian Nagelsmann ka në bankën rezervë lojtarë që mund të bëjnë diferencën.
OLMO GIVE SPAIN THE LEAD
YAMAL ASSIST
— Janty (@CFC_Janty) July 5, 2024
/Telegrafi/