Site icon Telegrafi

Spanja ka tashmë tre milionë raste me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në Spanjë u rrit në mbi 3 milionë – derisa vendi regjistroi 766 viktima brenda 24 orëve të fundit.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, shifrat nga ministria e shëndetësisë treguan se 16 mijë raste të reja u raportuan midis të hënës dhe të martës.

Deri më tani, 63 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Spanjë.

Bazuar në të dhënat e web-faqes, Worldomer e cila monitoron të dhënat për sa i përket pandemisë, vendi kishte regjistruar shifrën më të lartë ditore më 15 janar, ku raportoi 35 mijë raste.

Autoritetet rajonale të shëndetit kanë administruar 2.1 milionë doza të vaksinave në të gjithë vendin. Ndërkohë, 786 mijë njerëz janë vaksinuar plotësisht kundër coronavirusit. /Telegrafi/

Exit mobile version