Site icon Telegrafi

“Spanja ka nevojë për futboll” – kështu thotë Sergio Ramos

Sergio Ramos ka thënë se Spanjës i duhet futbolli për mbështetje ekonomike dhe të shpërqendrohen paksa tifozët nga kjo gjendje.

Lojtarët nga të gjitha ligat spanjolle kanë filluar stërvitjet individuale, pasi 42 anëtarë nga të dy top divizionte vendosën në javën e kaluar që futbolli duhet të rikthehet.

Futbolli në Spanjë u suspendua që nga 11 marsi, por kanë mbetur edhe 11 raunde të sezonit 2019/20.

Ramos ka thënë se ai po vdes që të garojë sërish në ndeshjet e La Liga-s, mirëpo duhet të sillen në bazë të rregulloreve për të mposhtur coronavirusin.

“Vendi ynë ka nevojë për futboll për mbështetje ekonomike dhe një shpërqendrim të tifozëve nga kjo situatë”, ka thënë ai për Marca.

“Jam duke vdekur që të garojë sërish dhe La Liga duhet t’i rikthehet normalitetit, por duhet të jemi të disiplinuar në mënyrë që të luftojmë virusin”.

“Do të doja të luaja në Bernabeu, por stadiumi është në rindërtim. Gjëja më e rëndësishme është se ne do të rikthemi të luajmë. Qëllimi ynë është që të bëhemi kampion”, ka shtuar më tej Ramos.

Diario AS bën të ditur se ndeshja e parë mund të luhet më 12 qershor dhe ndeshjet të mbyllen në fund të muajit korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version