Një alarm i kuq i motit është lëshuar për provincën spanjolle të Huelva.
Aemet, agjencia spanjolle e motit, raportoi shira të rrëmbyeshëm në qytete si Cartaya.
Bëhet e ditur se paralajmërimi mbetet aktiv, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
⚠️AVISO ROJO | Provincia de Huelva.
⛈️Se están registrando lluvias torrenciales en localidades como Cartaya, con 117 l/m² en menos de tres horas. 70 de ellos en solo una hora. El aviso sigue activo, por ahora, hasta las 9:00
La #dana va a seguir provocando hoy tiempo adverso. pic.twitter.com/9fbyOAdTII
— AEMET (@AEMET_Esp) November 1, 2024
Ndryshe, kyeministri spanjoll Pedro Sanchez gjatë një fjalimi në Valencia ka njoftuar se edhe kjo zonë do të shpallet zonë fatkeqësie dhe se niveli zyrtar i krizës është ngritur në dy.
Sanchez tha se njerëzit e goditur nga katastrofa duhet të qëndrojnë në shtëpi, me parashikime për më shumë shira të rrëmbyeshëm.
“Gjëja më e rëndësishme është se unë e di që spanjollët janë të vetëdijshëm se ky fenomen nuk ka përfunduar”, tha Sanchez.
“Agjencia spanjolle e motit ka ngritur ende alarme në Valencia dhe përreth Spanjës. Kështu që unë u bëj thirrje të gjithëve që t’i dëgjojnë ato rekomandime dhe t’u kushtojnë vëmendje këshillave të autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes”, shtoi ai. /Telegrafi/