Site icon Telegrafi

Spanja “godet” rrjetin mafioz rus, drogë, tregti me njerëz e korrupsion – publikohen pamjet e aksionit të policisë brenda vilës luksoze

Policia spanjolle ka arritur të “thyej” grupin e organizuar kriminal nga Rusia, që ishin të përfshirë në korrupsion dhe shpëlarje parash në Spanjë.

Grupi i madh kriminal ishte përfshirë edhe në aktivitete tjera kriminale, përfshirë vrasje, tregti me lëndë narkotike, me armë dhe njerëz dhe që ishte aktive në mbarë Evropën, Amerikën e Jugut dhe SHBA-të, ka bërë të ditur Europoli, transmeton Telegrafi.

Ky operacion filloi në vitin 2013 që e ndihmoi Europoli dhe që konsiderohet si operacioni më i madh, që kishte filluar kundër një grupi të organizuar kriminal në Spanjë.

Në aksionin policor janë arrestuar 23 persona, kurse në 18 objekte janë kryer bastisje me c ‘rast janë konfiskuar dhjetëra armë, 16 vetura luksoze, diamante që kapin vlerën e 300 mijë euro si dhe 35 mijë dollarë (para të thata), duke ua bllokuar kështu edhe llogaritë bankare si dhe sekuestruan prona në vlerë prej miliona eurove.

Europoli ka bërë të ditur se ky grup i madh kriminal kishte arritur të infiltrohet në institucione të ndryshme publike të Spanjës, duke kryer kinse aktivitete të ndryshme humanitare.

https://twitter.com/Europol/status/1339518224124305408?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1339518224124305408%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3587313%2Fspanci-razbili-mrezu-ruskih-mafijasa-droga-trgovina-ljudima-iznude-korupcija-pogledajte-upad-u-velelepnu-vilu-video

Më poshtë janë publikuar pamjet e momentit kur policia spanjolle e asistuar me logjistikë nga Europoli, futet në një vilë luksoze të këtij grupi kriminal brenda të cilës gjeti prova të mjaftueshme për t’i çuar prapa grilave. /Telegrafi/

 

Exit mobile version